Nisur nga rastësia, bashkuar nga pasioni, zanafilla e KUSHOT Team nisi nga një ëndërr e bukur për të rindërtuar një makinë të veçantë të llojit W210 AMG 5.5. Pas realizimit unik të këtij projekti, idetë e përbashkëta dhe dashuria për makinat sportive, ishin nxitja që KUSHOT, të nisnin dhe mos ta linin në mes dëshirën pët të krijuar apo rikrijuar mjete të cilat gjithkush i ka ëndërruar dhe do dëshironte ti kishte qoftë dhe vetëm 1 herë në jetë.
Nisur në vitin 2019 udhëtimi i KUSHOT team, kulmoi me eventin e parë, të quajtur Santa's Drift, të organizuar në dhjetor 2021 në sheshin Nënë Tereza. Pikënisja ishte nevoja për të provuar projektet që ishin krijuar tashmë, por privohej nga mungesa e pistave në Shqipëri të cilat nuk ekzistojnë, përveç se në raste specifike eventesh.
Eventi i katërt, DRIFTOMANIA, erdhi ndryshe, me emër të ri, përmasa gjigande, pistë të re, si dhe spektakël si kurrë më parë.
Në datat 6 dhe 7 maj 2023, në sheshin Nënë Tereza, projektet më të veçanta të makinave dhuruan një show fantastik për dhjetëra mijëra adhurues të driftit.
Ditën e parë, pilotët pjesëmarrës patën mundësine të provonin për herë të parë një pistë projektuar posaçërisht për këtë disiplinë, ndërsa ditën e dytë, eventi u zhvillua në trajtë kompeticioni, në një pistë të re (Drift Park), gjithashtu risi nga Kushot Team.
Për kënaqësinë e publikut, në shesh na u bashkuan edhe brand-et Aprilia dhe Piaggio, të cilët dhuruan drive test për këdo. Nuk mungoi as Drift Taxi, një copëz adrenaline për publikun e apasionuar pas këtij sporti.
Tradita vazhdon me datat 18 dhe 19 dhjetor 2022 ku Santa’s Drift u rikthye edhe njëherë në sheshin Nënë Tereza me një event të përmasave akoma edhe më të mëdha, bashkë me misionin human që është tashmë pjesë e jona.
Pilotët e driftit zhvilluan shfaqje spektakolare për të apasionuarit e këtij sporti, të cilët këtë herë pushtuan sheshin si kurrë më parë.
Risia e këtij eventi ishte edhe Drift Taxi, një mundësi për të gjithë spektaktorët për të provuar adrenalinën e këtij sporti, si një pasagjer në makinën e tyre të preferuar, i realizuar në formë shorteu.
Eventi i dytë u quajt Santa's Drift Summer Edition, startoi në 25-26 Qershor 2022 , nje organizim i perfeksionuar deri në detaj, me pjesëmarrje masive dhe krijimin e një atmosfere spektakolare që dhuronte adrenalinë si te pilotët, ashtu dhe të spektatorët.
Santa's Drift përveç argëtimit kishte edhe një qëllim tjetër shumë domethënës dhe fisnik , Atë të bamirësisë. Të gjithë fondet e mbledhura nga organizimi shkuan dedikuar spitalit onkologjik të fëmijëve.
Pas realizimit me sukses të eventit të parë, me një pistë të mirëfilltë drifti të ndërtuar, me kalimin e kohës, pilotët pjesëmarrës kishin kërkesa të shumta për riorganizimin e një eventi të këtij lloji, tepër profesional dhe argëtues.