Kushot Team

SKUADRA JONË

PJESTARËT E SKUADRËS

Si lider i grupit, e them me kënaqësinë më të madhe që jam shumë i lumtur për punën e palodhur e cila behët nga të gjithë ne me seriozitet, cilësi dhe shumë perkushtim. Përveçse organizator i eventeve Santa's Drift, kam qënë edhe pjesmarres në to me një makinë të tipit Mercedes C-Class, e ashtuajtur "Goku", për shkak të dizajneve të shumta të perfshira në pamjen e saj. Kushot Team po forcohet dhe zgjerohet akoma dhe më tepër dita ditës, për dy qëllime të vetme Pasion & Adrenalinë. Kushot Team, Një ekip, Një ëndërr.

Ashtu si të gjithë pjesëtarët e tjerë edhe për mua pasioni për makinat ishte shtysa për tu bërë pjesë e grupit.
Jam një ndër shoferët përfaqësues të grupit në evente të ndryshme me BMW E36.

Pasioni për makinat ndërlidhet edhe me profesionin tim, ku një pjesë të mirë të përditshmërise e kaloj duke punuar me to në mirëmbajtje estetike dhe auto larje.
Qëllimi i njëjtë, të gjithë për një e një për të gjithë.

Gjithçka ka nisur nga hiçi, si një pjesë argëtuese që mund të merresha në kohën e lirë. Që i vogël kam pasur një pasion për makinat. KUSHOT Servis ishte vendi ku mblidhesha dhe krijoja projekte në kokën time, më pas i projektoja edhe mbi makinë. Sa i përket rolit në grup, duke pasur profesionin e elektronikës dhe IT-së, kam marre përsipër dhe shpërndarjen e videove, eventeve dhe projekteve në rrjetet sociale, duke ndarë emocionin dhe adrenalinën me çdo person të apasionuar njësoj si unë.

Si nje biznesman ne fushen e mobilimit dhe punimeve dekorative te hekurit dhe jo vetem, paralel me punen e perditshme kam mbajtur gjithmone zgjuar pasionin per makinat. Kam pak kohe qe jam pjese e grupit por e kam gjetur veten si ne familje. Jam I lumtur qe idet e mia perkrahen si dhe jam akoma dhe me I lumtur qe jam pjese e nje grupi si KUSHOT dhe kam njohur cuna qe na bashkon I njejti pasion.

Në profesion jam Shef Kuzhine, por pasioni dhe hobi gjithmonë më çon drejt makinave. KUSHOT Servis ishte pikë takimi ynë, nga ku lindi edhe grupi. Mundohem gjithmonë të jap ndihmën time ku është e mundur, si në përditshmeri, si në ditët e eventeve, ku kam rol prezantues.

'Si profesion jam infermier në Qëndrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza në Tiranë, por dashuria e madhe për makinën, ma ka shtuar gjithnjë e më shumë pasionin për to, të cilin e bëj edhe më të dashur duke qënë pjesë e grupit KUSHOT.Falë dëshirës së madhe që kam, përtej angazhimeve të punës, kryej me korrektësi të gjitha detyrat e nevojshme të grupit. Jam krenar që jam pjesë e KUSHOT TEAM!

Profesioni im prej disa vitesh është tipograf. Jam anëtar i KUSHOT TEAM që prej Prillit 2022 dhe jap kontributin tim në fushat e design-it, fotografisë, apo detyrave të tjera që mund të më caktohen. Pasioni për motosportin na bashkon si grup, ashtu si edhe në jetën e përditshme ku kalojmë kohë me njëri tjetrin duke diskutuar për projektet e rradhës

'Pasioni për makinat më ka shoqëruar gjithë jetën dhe vazhdon më shoqëron çdo ditë. Profesioni im është modifikimi estetik i makinave, lyerja apo çdo ndryshim tjetër i jashtëm i makinave. Në KUSHOT TEAM menaxhoj çdo gjë që më caktohet apo është e nevojshme, gjithashtu jam një nga shoferët që performojnë në evente.

'Puna ime e përditshme është e lidhur ngushtë me makinat, pasi merrem me lyerje te makinave, apo modifikime të anës estetike.

Jam pjesëtar i KUSHOT TEAM si shofer, duke menaxhuar gjithashtu çdo detyrë të caktuar të grupit.