Nisur nga rastësia, bashkuar nga pasioni, zanafilla e KUSHOT Team nisi nga një ëndërr e bukur për të rindërtuar një makinë të veçantë të llojit W210 AMG 5.5.
Si lider i grupit, e them me kënaqësinë më të madhe që jam shumë i lumtur për punën e palodhur e cila behët nga të gjithë ne me seriozitet, cilësi dhe shumë perkushtim. Përveçse organizator i eventeve Santa's Drift, kam qënë edhe pjesmarres në to me një makinë të tipit Mercedes C-Class, e ashtuajtur "Goku", për shkak të dizajneve të shumta të perfshira në pamjen e saj. Kushot Team po forcohet dhe zgjerohet akoma dhe më tepër dita ditës, për dy qëllime të vetme Pasion & Adrenalinë. Kushot Team, Një ekip, Një ëndërr.
Ashtu si të gjithë pjesëtarët e tjerë edhe për mua pasioni për makinat ishte shtysa për tu bërë pjesë e grupit. Jam një ndër shoferët përfaqësues të grupit në evente të ndryshme me BMW E36. Pasioni për makinat ndërlidhet edhe me profesionin tim, ku një pjesë të mirë të përditshmërise e kaloj duke punuar me to në mirëmbajtje estetike dhe auto larje. Qëllimi i njëjtë, të gjithë për një e një për të gjithë.
Gjithçka ka nisur nga hiçi, si një pjesë argëtuese që mund të merresha në kohën e lirë. Që i vogël kam pasur një pasion për makinat. KUSHOT Servis ishte vendi ku mblidhesha dhe krijoja projekte në kokën time, më pas i projektoja edhe mbi makinë. Sa i përket rolit në grup, duke pasur profesionin e elektronikës dhe IT-së, kam marre përsipër dhe shpërndarjen e videove, eventeve dhe projekteve në rrjetet sociale, duke ndarë emocionin dhe adrenalinën me çdo person të apasionuar njësoj si unë.